Gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme përveç anëtarëve të grupeve kriminale janë lëshuar urdhër arreste edhe për tre punonjës policie.
Bëhet fjalë për policët Ergert Mitri, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini si dhe Altin Morina, i cili dikur ka qenë efektiv i RENEA-s.
Altin Morina u arrestua më 14 mars 2023 pasi iu gjeten 113 mijë euro në makinë.
Një muaj pas arrestimit, më 16 prill prokuroria verifikoi se deklarata që ai bëri për hetuesit se paratë i kishte marre borxh nga një biznesmen për çështje familjare ka rezultuar e vërtetë.
Kështu ai u lirua nga qelia dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Para se t’i vendoseshin prangat më 14 mars, ai ndodhej në mjetin e tij me një punonjës të lartë të një agjencie ligjzbatuese në vend me të cilin u nda te Kodra e Diellit.
Paratë e gjetura në mjetin e tij, 113 mijë euro dhe shuma të tjera, i përkisnin vetë Morinës, por që tregojnë majën e ajsbergut të aktiviteteve të tij kriminale.
Altin Morina dyshohet se kishte njohje dhe lidhje me grupin e Ervis Martinajt.