Cavoli thotë se Rusia nuk ka forca të nevojshme për përparim në Kharkiv

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, Christopher Cavoli ka thënë se Rusia nuk ka forca të mjaftueshme të nevojshme për një përparim strategjik në Kharkiv.

Cavoli tha se ishte i bindur se trupat ukrainase do të ishin në gjendje të mbanin linjat e tyre në rajonin verilindor, ku Rusia nisi një ofensivë të re të befasishme gati një javë më parë, shkruan Sky News, transmeton kk.

Cavoli tha gjithashtu se së shpejti priten përmirësime serioze sa i përketë municioneve në Ukrainë.