“Brenda Frontit ka mendime se nëse VLEN do të hyjë në Qeveri, humb kuptimi i zgjedhjeve”, thotë Bexheti
Blerim Bexheti tha se pjesëtarë dhe përfaqësues të Frontit Europian kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë, se në rast se VLEN bëhet pjesë e saj, atëherë humb kuptimi i zgjedhjeve.
“Sot kishim mbledhje te organeve partiake, gjegjësisht të kryesisë të partisë për situatën aktuale. U shprehshin shqetësime që ka kërkesa nga intelektual, patriot, qytetar të ndryshëm se e humb kuptimin pjesëmarrja në zgjedhje, normalisht ne përfaqësojmë”, tha Blerim Bexheti.