Atentati ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico është një krim “monstruoz” që “nuk ka asnjë justifikim”, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
“E njoh Robert Fizzo-n si një burrë trim dhe të fortë. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë t’i mbijetojë kësaj situate të vështirë”, shkroi Putin në një telegram drejtuar presidentes sllovake në largim Zuzana Caputova.
Putini i uroi Ficos, i cili ishte aleati i tij, një “shërim të shpejtë dhe të plotë”.
Disa plumba u qëlluan në Fico në Handlov, një qytet në verilindje të Bratislavës, ku po zhvillohej një mbledhje e qeverisë. Policia ka arrestuar menjëherë sulmuesin dhe Fico është dërguar në spital.
Shumë vende evropiane shprehën tronditjen e tyre dhe dënuan sulmin ndaj kryeministrit sllovak me mesazhin se nuk duhet të ketë dhunë në politikën evropiane.