Një automjet ka goditur dy vajza të mitura në Kërçovë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Më 14.05.2024 në orën 11:30 në DPB Kërçovë është paraqitur se në bl. “Liria” në Kërçovë, një automjet ka goditur dy vajza të mitura dhe ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident njëra nga të miturat ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa njëra ka marrë lëndime të lehta, të konstatuara në spitalin e Kërçovës”, thonë nga MPB.