Zhvillimet në LSDM/ LSDM-ja nis përgatitjet për Kongresin – Bytyqi “trazon” skenën politike?!

Udhëheqësia dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së, javën e ardhshme do të nisin takimet për të filluar procedurat për thirrjen e Kongresit llogaridhënës pas rezultateve zgjedhore të partisë.

Në Kongres, sic njoftojnë burime partiake, do të shqyrtohen shkaqet për  rezultatet zgjedhore, analizat dhe raportet për punën e LSSDM-së, kurse pritet të definohen edhe afatet dhe mënyra e zbatimit të zgjedhjeve brendapartiake.

LSDM-ja thotë se, konform statutit partiak, procesi I ripërtrirjes do të bëhet në të gjitha nivelet, do të zgjidhet Kryetari, Zv/Kryetari, udhëheqësia, orgaet e partisë në nivel qendror dhe lokal.

Mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake u paralajmëruar nga lideri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, natën e 8 majit pas humbjes së dyfishtë zgjedhore të LSDM-së.

Nga ana tjetër, një mesazh i koduar, i ish-Nënkryetarit të LSDM-së dhe Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqit, ka zgjuar interesimin e mediave.

“Në politikë hyra për ta bërë ndryshimin dhe derisa nuk e bëj, nuk heq dorë” – ka shkruar në Facebook Bytyqi.

Para disa ditëve, pas disfatës së rëndë të LSDM-së në zgjedhje, Bytyqi dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i Nënkryetarit partiak.

Ky mesazh në Facebook interpretohet nëse Bytyqi planifikon të transferohet në ndonjë parti tjetër politike ose do të vazhdojë me LSDM-në./tvklan.mk