Inaugurimi i Presidentes/ S`kanë të ndalur reagimet – Athina dhe Sofja me paralajmërime për RMV-në!

Nuk kanë të ndalur reagimet e mediave greke pas inaugurimit të Presidentes Gordana Siljanovska.

“Siljanovska Davkova mund të përballet me sanksione nga SHBA-të për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës” – thuhet në titullin e gazetës greke “Prototema”.

“BE-ja dhe SHBA-të fuqishëm kanë paralajmëruar RMV-në për shkak të inatit për “Prespën”, duke e harmonizura me “maqedonizmnin”. Me këtë Davkova rrezikon ta izolojë vendin dhe të shkaktojë konflikte me Perëndimin dhe fqinjtë dhe t`i përkeqësojë marrëdhëniet ndëretnike”- Prototema.

Reagime të ashpra mbërrijnë edhe nga Sofja. Këshilltarja për politikë të jashtme të ish-Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, ka vënë në pikëpyetje negociatat e vendit me Brukselin.

“Për momentin, me siguri, shumë vështirë mund të paramendojmë se RMV-ja mund së shpejti t`i nis negociatat, për shkak se dy marrëveshjet kyçe – me Bullgarinë përmes propozimit francez për ndryshimin e Kushtetutës dhe “Prespa” duket se janë para “ngrirjes”, tha Vesela Çerneva.

Ndërkohë, portali informativ i Brukselit “Euroaktiv” shkruan për shqetësime në radhët e djathtistëve evropian -EPP, anëtare e të cilëve është edhe VMRO-DPMNE-ja.

Gjërat kanë shkuar aq larg sa që Sekretari i Përgjithshëm I Partisë Popullore Evropiane, Tanasis Bakolas, nuk ia ka uruar fitoren zgjedhore VMRO-DPMNE-së.

Vërejtje për VMRO-DPMNE-në kanë dërguar edhe nga partia simotër gjermane CDU. Ata e quajnë të rrezikshme rindezjen e sërishme të tensioneve lidhur me emrin.

Por, nga ana tjetër, dy ish-Kryeministrat, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, gjatë mandatit të të cilëve u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, dje kanë hzvilluar një bisedë telefonike, ku kanë potencuar rëndësinë e respektimit të përpiktë të “Prespës”, bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe perspektivën evropiane të RMV-së, si dhe për paqën dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sic thuhet, në kohën e tensioneve të mëdha në rajon./tvklan.mk