Rivotimi në disa nga vendvotimet në njesinë e 5 zgjedhore dhe 6 për Arbër Ademin nga Fronti Europian, është një marrëveshje që po cënon legjitimitetin e votës së lirë të qytetarëve.
Sipas Ademit, parti maqedonase në bashkëpunim me koalicionin VLEN, po bëjnë përpjekje që Fronti Evropian të mos jetë forca e dytë politike në vend.
“Po bëhen veprime të caktuara në mënyrë që Fronti Evropian mos të jetë forca e dytë politike në vend dhe për këtë kemi njoftuar SHBA, ndërkombëtarët, pra atë që e kemi thënë tre ditë me rradhë sot ndodhi, është e çuditshme se ditën e votimeve nuk ka pasur ankesa. Është e habitshme se ankimimet kanë ardhur pasi ka dal rezultatu zgjedhor duke pretenduar që të ndyshojnë për disa vota” – tha Arbër Ademi, Fronti Europian.
Gazetari Naser Selmani duke pranuar faktin që Fronti Evropian ka legjitimitetin e popullit që të jetë partia e dytë fituese, kritikoi Ademin që sipas tij, është dashur që shqiptarët të jenë më syçelë në institucionet kyçe, pasi sipas tij, sistemi ka prek më shumë shqiptarët
“Partitë shqiptare janë viktima të sistemi. Në Maqedoni më të prekur nga sistemi janë Shqiptarët se sa Maqedonasit” – tha Naser Selmani, gazetar.
Në Klan Debat u diskutua edhe çështja e negociatave VMRO-VLEN.
Gazetari Abedin Ismaili, vlerëson se koalicioni VLEN nuk mund të kërkojë shumë ministri në qeverisjen me VMRO-DPMNE-në, pasi sipas tij, po hyjnë në koalicion si humbës.
“E ripotencuat disa herë që Fronti Evropian është forca e dytë politike në vend dhe tani u bë temë debati çështja e ankesave në KSHZ, e tani bie që forca e dytë është shndërruar në një rol viktimizues që po ankohet nëse rezultati ka dëshmuar se koalicioni është humbës, e si mundet të dobëtit me e dëmtuar të fortin” – tha Abedin Ismaili, gazetar.
Ndërkaq, Albert Musliu vlerëson se duhet të respektohet marrëveshja e vitit 2007. Sipas tij, duhet të realizohen negociata me partinë që do të jetë fitues në kampin e dytë më të madh në vend.
“Në Maj është nënshkruar marrëveshje. Nuk e di pse BDI-ja marrëveshjen e nënshkruar e promovon si “fituesi me fituesin”. Unë prej kontakteve e di që marrëveshja nuk thotë “fituesi me fituesin” por do të bisedohet me fituesin te komuniteti i dytë shumicë. Ai fakt ka qenë justifikim, koncepti i marrëveshjes së 2007 është pamundësimi i majorizimit” – tha Albert Musliu, analist.
Në Klan Debat, Arbër Ademi i Frontit Evropian adresoi kritika të ashpra për koalicionin VLEN, duke pohuar se janë shndërruar në argat të LSDM-së dhe VMRO-së.