Taravari dha afat 6 muaj për Ndryshimet kushtetuese, Andonovski: VMRO nuk funksionon nën diktat, çështjet duhet diskutuar ndryshe
I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, Arben Taravari nga VLEN dha afat prej 6 maujve që me partnetin e koalicionit VMRO-DPMNE të bëjnë ndryshimet kushtetuese.
Sot, I pyetur rreth deklaratës së Taravarit, se VLEN do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri, nëse pas 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE tha se për këtë temë nuk duhet të ketë keqkuptime për shkak se VMRO, siç u shpreh, tashmë një kohë të gjatë e ka bërë të qartë se nuk do të funksionojnë nën diktat. Megjithatë shtoi se VLEN është mirë të ketë qëndrimet e tyre, por të cilat do të duhet të diskutohen në bazë të argumenteve dhe mandateve që kanë koalicionet.
“Sa u përket deklaratave të z.Taravari, të jem i sinqertë nuk i kam dëgjuar plotësisht, por mendoj se ai është qëndrim i tyre, duhet të kenë qëndrim të tyrin, nuk jemi kundër, megjithatë t’i diskutojmë çështje në bazë të fakteve dhe argumenteve, dhe t’i diskutojmë në bazë të mandateve të marra dhe besimit të qytetarëve që na e kanë dhënë, e të bëjmë një komplet nga i cili të gjithë do të jemi të kënaqur të hyjmë në Qeveri, ku do të jemi të sigurt se atë që e kemi shkruar në programin qeveritar, do të realizohet”, tha Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.