Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Franca do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “në ditët dhe javët e ardhshme”.
Ai këtë ia premtoi këtë të martë, përmes një telefonate, raporton CNN, transmeton kk
Gjatë thirrjes, Macron dënoi “intensifikimin e sulmeve ruse në Ukrainë, veçanërisht në infrastrukturën e saj energjetike”.
Ai gjithashtu përsëriti “vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme” për Kievin në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.