Marrëdhëniet jo të mira familjare janë arsyeja pse personi L.K. në mënyrë mizore sot pasdite ka vrarë njërin vëlla ka vrarë nusen e vëllait tjetër në Stajkovcëtë Shkupit. Dëshmitarët okularë thonë se vrasjes i ka paraprirë një debat i ashpër që ka zgjatur për disa ditë.
Sipas informacioneve, vrasja është kryer me shufër metalike, i cili ka qenë fatal për jetën e të dy personave. Gruaja ka ndërruar jetë në vend , ndërsa për burrin pati një tentativë të pasuksesshme për reanimim nga Ndihma Emergjente.
Jozyrtarisht, personi që ka kryer vrasjen vuan nga shëndeti mendor dhe për një kohë të gjatë është trajtuar në një institucion shëndetësor. Ai është shtruar në spitalin e qytetit të Shkupit me lëndime të rënda fizike.