Fronti Europian: Vlen dhe eksponentët e tyre në rrjete sociale akuzojnë banorët e Llërcës për vjedhje votash

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimi që të ketë rivotim të në një vendvotim në Zhelinë, ka reaguar Froni Europian.

Froni Europian tha se është absurde që koalicioni VLEN të parashtrojë ankesa edhe aty ku rezultati është në favor të tyre dhe shtoi se VLEN dhe eksponentë të tyre po akuzojnë banorët e Llërcës për vjedhje votash.

Tutje thuhet se po zbatohen marrëveshje joligjore dhe jodemokratike mes partive politike në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Rezultati në atë vendvotim me numër 2101 është në favor të tyre dhe ankesa parashtrojnë aty ku kanë fituar, absurde!
Marrëveshje joligjore dhe antidemokratike politike midis partive politike në Komisionin Shtetëror Zgjedhor po del në sheh dhe po zbatohet siç e paralajmëruam tre ditë me rradhë.