Shtyhet për në datë 3 qershor seanca paraprake për ish-ministrin Ilir Beqaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të mbahet në orën 9.
Shkak për shtyrjen është bërë mosnjohja e të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore për çështjen e sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj.