Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se Rusia ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan si dhe pesë tanke gjatë 24 orëve të fundit.

Këtë njoftim ukrainasit e kanë bërë në llogarinë zyrtare në Facebook.

Numri i përgjithshëm të humbjeve të ushtrisë ruse nga fillimi i luftës e deri më sot, vlerësohet të jetë si më poshtë (në kllapa janë humbjet në 20 orët e fundit):

482,290 (+1,260) personel ushtarak personel ushtarak;

12,472 (+30) sisteme artilerike;

797 (+1) sisteme të mbrojtjes kundërajrore;

2,042 (+2) vetura tjera speciale dhe pajisje të ndryshme