Sveçla bën kajak me disa sportistë në Liqenin e Ujmanit, e përdorin platformën në villën e sekuestruar të Radojiçiqit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës ka kaluar këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Sveçla thekson se vendi ynë ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore “të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë”.
Postimi i tij i plotë:
Autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.
Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.
Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.