Sot ndeshjet e parafundit në Ligën e Parë në RMV, “finalja” do të luhet në Tetovë

Në kuadër të javës së XXXII-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, sot do të luhen gjashtë ndeshjet e futbollit. Kjo është edhe java e parafundit e sezonit 2023/24, transmeton TS
Në Tetovë duke filluar nga ora 17:00, Shkëndija do të luajë kundër Strugës. Këta dy ekipe gjenden në pozitën e parë të tabelës me pikë të barabarta. Struga në javën e ardhshme, javën e fundit të sezonit 2023/24, do të luajë kundër Shkupit, ekip i cili akoma është në garën për vendin e parë.

Me tre pikë më pak, KF Shkupi gjendet pas Shkëndijës dhe Strugës. Ata sot do të luajnë kundër Akademia Pandevit në Çair.

Në kohë të njëjtë, Voska Sport do të jetë mysafir i Tikveshit, ndërsa Gostivari do të pret Rabotniçkin. Të dy ekipet shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari gjendet në pozitën e shtatë dhe tetë me pikë të njëjta.

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24. Ky do të jetë ekipi i gjashtë shqiptarë në Ligën e Parë.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.