Michel: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mos…

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i bëri thirrje qeverisë izraelite të respektojë ligjin humanitar dhe të mos “angazhohet në një operacion tokësor” në qytetin jugor të Gazës.

“Urdhërat për evakuimin e civilëve të bllokuar në Rafah në zona të pasigurta janë të papranueshme”, ka shkruar ai në një postim në “X”.

“Të gjitha përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm. BE-ja është e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”.

“Krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës është kyç në këtë drejtim, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, siç pasqyrohet në rezolutën e OKB-së”, përfundon Charles Michel në postimin e tij.