Drejtorët e spitalit në Tetovë, në të cilin 14 persona u dogjën nga zjarri gjatë pandemisë së Covid-it, do të gjykohen sërish.
Aktgjykimi i Gjykatës në Tetovë ka qenë i paqartë, për këtë ka vendosur Gjykata e Apelit në Gostivar. Prej më shumë se dy vitesh prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit po kryen hetimet paraprake për shkaqet e zjarrit.
Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në një spital modular të Covidit po kthehet në rigjykim. Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur që nga fillimi ta kthejë procedurën ndaj drejtorëve, pasi aktgjykimi i parë ishte i paqartë. Në ankesë në aktgjykim thuhet se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund të vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante”.