Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup

SPB Shkupi njofton qytetarët e Shkupit se me datë 12.05.2024 (e diel) nga ora 08:30 deri në ora 10:30, për shkak të mbajtjes së garës rrugore, do të ketë regjim të posaçëm, përgjatë rrugëve nëpër të cilat do të lëvizin konkurrentët, të cilët kanë pozicion fillestar në bulevardin “Ilinden” – lokacioni Fontana, do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” deri në kryqëzimin me rrugën “Nikola Parapunov”, pastaj në kryqëzimin Blv. “Partizanski Ordzi”, në të djathtë (në drejtim të vendbanimit Gjorçe Petrov) deri te ura e Vlajkos, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë deri në kryqëzimin me rrugën “Ljubljanska”, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë në rrugën “Nikola Parapunov” dhe në bul. “Ilinden” deri në vijën e finishit në lokacionin Fontana.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.