Grubi: Votat e Mexhitit në Çair nuk janë “vota të pastërta shqiptare”, janë vota që morrën për mbështetjen e narrativit të ashpër të VMRO-së!
Artan Grubi nga Fronti Europian, i ftuar në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka theksuar se duhet të mbrohet legjitimiteti i votave të zgjedhjeve parlamentare dhe ka sfiduar kritikat e hedhura nga VLEN-i dhe VMRO-DPMNE. Grubi ka theksuar se BDI-ja, ka arritur të fitojë 137 mijë vota dhe 19 deputetë, duke u bërë forca e dytë në shtet.
“Më thuaj Dibran të kujt kanë qenë Arben Taravari, Izet Mexhiti, Afrim Gashi e Bilall Kasami. Izeti ska 5 muj që doli nga BDI-ja. Valixhen ua kam lënë në komunë, se do t’i largojmë nga komuna, sepse ata i delegjitimuan shqiptarët.
Dibran i dashur nuk e kam harru atë valixhe, po e kam lënë në komunë të Çairit.
Nuk ka ra BDI-ja sepse ajo ka fitu me 137 mij vota, 19 deputetë, froca e dytë në shtet”, tha Grubi.
Ai ka vënë në dukje se zgjedhjet e fundit nuk ishin lokale, por parlamentare, dhe se votat e Mexhitit nuk ishin “vota të pastërta shqiptare”. Grubi ka shtuar se sukseset e BDI-së dhe Frontit Europian në qeverisje, si dhe projektet infrastrukturore si Korridori 8, janë dëshmi e angazhimit të tyre për të mirën e vendit. Ai ka kritikuar ashpër VMRO-DPMNE-në për tentativat e vazhdueshme për diskriminim dhe ka paralajmëruar se pa praninë e BDI-së, vendi do të rrezikohej nga ndikimi i Rusisë.
“Për pytjen që më thatë pse e humbëm Çairin, dua tu them se këto nuk janë zgejdhje lokale, janë zgejdhje parlamentare. Votat e Izet Mexhitit skanë qenë vota të pastërta shqiptare. Ne e fituam Çairin, dhe duhet t’i përgëzosh shqiptarët në qeverisjen dhe të arritjet e mëdha që kishim, dhe duke i shtuar edhe Korridorin 8, që nuk ka arritur të bëhet për 22 vite, për ta ruajtur monopolitin e tregtisë dhe mallrave në koridorin 10, dhe monopolin e poritit të Selanikut. A thoni VLEN-i si humbësa do të bëjnë qeveri. Taravari doli dhe tha jo një deputet po ta humbi, por tha edhe një votë po ta humbi do të jap dorëheqje, por jo vetëm ai, po dhe të tjerët, a i kanë humbur zgjedhjet edhe më 8 maj, kur do të bëje moral. VLEN-i ka ndihmuar këtij narrativit të ashpër të VMRO-së të ndërhyjë, gjithashtu ndërhyrjes nga Kosova.