Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për momentin nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE. Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty pritej që pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE të shkonte në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit që do të vendosnin përfundimisht nëse Kosova do të bëhej anëtarja më e re e organizatës. “Sa për sqarim, diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Në këtë moment, Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë, por do t’ju njoftojmë për zhvillimet”, kanë thënë nga Këshilli i Evropës. Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nuk u paguan për orët shtesë, qindra policë padisin MPB-në
- Vjen propozimi i ri për Presidentin, propozohen dy kandidatura të reja
- Qendra për të drejtat e gruas strehon 24 viktima të dhunës në familje në Tetovë
- Mos e djegni jorganin (milionat e shtetit) për një plesht (president)!
- Saliu: Dy propozim-ligje dhe zero transparencë!
- Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
- Studentët e Universitetit të Tetovës realizuan vizitë studimore në industrinë e shtypit
- Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja mes viktimave
- VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë
- Samir Mane, pronari i “East Gate” me një investim të ri në Maqedoninë e Veriut