Iseni: Fotografia Mickoski-Taravari e ndihmoi VLEN-in më shumë se Albin Kurti!

Analisti Xhenur Iseni në Debat Plus tha se fotografia e Taravarit dhe Mickoskin ka ndihmuar VLEN-in më shumë se sa Albin Kurti në fushatën parlamentare.

Ai shtoi se Izet Mexhiti duhet ta pranoi fitoren e Frontit Europian, edhe pse si Opozitë kanë arritur shifra të mira në këto zgjedhje.

“Mendoj që efekti i fotografisë së Taravarit me Mickoskin i ka ndihmuar më shumë VLEN-it se sa fushata me emrin e Albin Kurtit. Rezulatet për VLEN-in janë të kënaqshme sepse shifrat duken, mirëpo ajo çfarë mund të bënte Izet Mexhiti në vend të festës së fitores është që të dilte me deklaratë të uronte fituesit dhe të ia shtrij dorën oponentin politik. Kjo sipas meje do ta avansonte edhe kulturën politikë në vendin tonë”, tha Iseni. /TvKlan.mk