Apasiev paralajmëron: Në Kuvend i pret ferri

Ia dolëm, e dërrmuam LSDM-në në më pak se 20 deputetë – tha lideri i së majtës, Dimitar Apasiev.

E majta tash e tutje do të vazhdojë pesë herë më e fortë, sepse secili deputet ynë vlen sa 10 të tyre, le ta dinë se në Kuvend i pret ferri me deputetët tanë luftëtarë – tha lideri i së majtës, Dimitar Apasiev.

Në një konferencë për shtyp, ai njoftoi se partia e tij do të ketë gjashtë deputetë të besueshëm në përbërjen e ardhshme parlamentare./TS