Zyrtarë të SPB- Ohër dje kanë kontrolluar shtëpinë dhe dhomat e shërbimeve të dy personave nga Ohri, të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale të keqpërdorimit të të dhënave personale dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftojnë nga policia.
Sipas njoftimit nga SPB – Ohër, pas të dhënave operative të marra paraprakisht për fotografimin e listave zgjedhore dhe fletëve të votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 24 të muajit të kaluar, gjyqtari në procedurë të mëparshme ka dhënë urdhër për bastisjen e banesës dhe lokalet ndihmëse të M. M. (51) nga Ohri dhe T.C.T (44) nga Ohri, të dy anëtarë të këshillit zgjedhor të propozuar nga një parti politike.
Gjatë kontrollit u gjetën dy celularë, në të cilët u zbuluan foto nga lista zgjedhore me të dhëna personale të votuesve në listën zgjedhore, foto të fletëve të votimit me numër të rrethuar të dërguar nga zgjedhësit si dëshmi se kanë votuar për një kandidat dhe më pas janë shpërndarë në grupe në një aplikacion.
Sipas njoftimit, të dy personat janë marrë në bisedë zyrtare.
“Gjithashtu, gjatë ditës së sotme janë thirrur edhe persona të tjerë për të siguruar materiale shtesë dëshmuese për veprën penale nga neni 149 i KP “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe vepër nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”,njoftojnë nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.