Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha këtë të martë se Jerevani është gati të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin fqinj deri në nëntor.
“Unë pajtohem me idenë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje deri në nëntor, dhe që kjo të ndodhë, të gjitha parimet e dakorduara duhet të përfshihen në marrëveshje,” tha Pashinyan në një konferencë shtypi në Jerevan.
Më tej, Pashinyan tha se shpreson që në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Kazakistan të ketë përparim në këtë drejtim.
Marrëdhëniet midis Bakut dhe Jerevanit kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur.
Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë një lufte 44-ditore në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që hapi derën për normalizimin dhe demarkacionin e kufirit të tyre.