Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar që deri më tash janë regjistruar 1.2 milion qytetarë.
“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë udhëheqësi i GIS-it, Idris Shala.
Në anën tjetër, në lidhje me cilësinë e të dhënave, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, tha se janë shfrytëzuar burimet e kaluara.
“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë ai