Tragjedia në Shkodër/ Karamuço: Nëna mund të ketë hedhur në fillim vajzat nga ura dhe më pas veten me djalin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “360 Gradë” në ABC News, foli për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave, 8 dhe 9 vjeç, ndërsa vijoj kërkimet për gjetjen e nënës, 31-vjeçares, Alma Arrazi dhe djalit të mitur.

Sipas Karamuços, pista tjetër që po hetohet është se nëna mund të ketë hedhur fillimisht nga ura dy vajzat dhe më pas veten me djalin. Më tej argumentoi se kjo mund të jetë arsyeja pse janë gjetur trupat e dy vajzave, ndërsa të nënës me djalin jo.

“Prindi vret fillimisht fëmijën dhe më pas veten. Këto janë raste të rralla që ndodhin. Mënyra e zgjedhur është mënyrë që ngre dyshime për nga terreni, ora, por ka edhe ajo dinamikën se si mund të këtë ndodhur. Problemi është nëse bashkëshorti ka një alibi. ai ka qenë në vend tjetër në atë orë kur mendohet se familja e tij humbën jetën. Nuk rezulton se e ndjera të këtë vazhduar një segment tjetër rrugor. Segmenti i vetëm është ai i fillimit dhe mbarimit me urën. Zona e vetme që mund të jetë hedhur është ajo zonë dhe kontrollet janë bërë në atë zonë. Nga ajo që është folur në polici është një fakt tjetër. Nëna ka zgjedhur të hedhur të dyja vajzat dhe më pas mund të këtë hedhur veten dhe djalin. Kjo lidhet me faktin që janë gjetur dy vajzat ndërsa nëna me djalin nuk po gjenden dot. Nëse gjenden, besoj se do gjenden bashkë.”, tha Karamuço. /abcnews.al