Duke folur për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e raporteve mes dy etnive më të mëdha në vend shqiptarë-maqedonas, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Opinion në TV Klan ka deklaruar se pikërisht për këtë ka folur hapur me të gjithë liderët në kampin politik maqedonas.
Ahmeti ka thënë se për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit ka folur me Mickoskin, Zaevin po edhe me Gruevskin.
“Kam folur hapur edhe me Micskoskin, i kam thënë se ju e keni për obligim tua sqaroni qytetarëve se Marrëveshja e Ohrit është pasuri dhe begati për të gjitha komunitetet. Edhe për shqiptarët, edhe për maqedonasit edhe për të gjithë etnitë tjera. Gati për 10 vite vetëm BDI-ja dhe partitë shqiptare kanë promovuar dokumentin e Marrëveshjes si një aritje që ndërpreu luftën dhe hapi shtegun dialogimit”, tha Ahmeti.
Foli edhe për mbledhjen e oligarkëve për të punuar kundër shqiptarëve.
“Mbledhin oligarkët maqedonas sepse shqiptarët kanë deportuar thellë në poret e shtetit, po na e marrin edhe ekonominë. Ne nuk e kemi atë që sna takon, e kemi atë që na takon, është e jona. Duhet të mësohen me dokumentet që dalin nga Marrëveshja paqësore e Ohrit, sepse nuk janë dokumente që janë nënshkruar nga ofiqari, por dokumente që janë nënshkruar nga SHBA-ja”, shtoi kreu i BDI-së.