Grubi: Rrethoni numrin 4, t’i themi “JO” Mickoskit, Gordanës dhe liderëve të dëshpëruar e dështuar të opozitës shqiptare!
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në “Facebook”, ka drejtuar një apel për votuesit e opozitës.
Ai ka thënë se vota e sinqertë e votuesve opozitarë, krerëte opozitës e keqpërdorën dhe e shëndëruan në votë për VMRO DPMNE, votë për Gordana Siljanovskën.
Përmes këtij shkrimi Grubi ka lutur këta votues që të mos lejojnë që vota e tyre e shenjtë tu shërbejë krerëve të opozitës që të njëjtit ta realizojnë përkuljen, nënshtrimin, servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, korridorit 8, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Grubi ka thënë se të gjithë duhet ta rrethojnë numrin 4 dhe duhet ti themi JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve!
Shkrimi i plotë:
Të nderuar votues të ndershëm të opozitës shqiptare,
votën tuaj të sinqertë e keqpërdorën dhe e shëndëruan në votë për VMRO DPMNE, votë për Gordana Siljanovskën.
Ju lutem shumë, mos lejoni që vota juaj t’ju shërbejë atyre 5 personave që ta realizojnë përkuljen, nënshtrimin, servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, korridorit 8, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Të bëhemi bashkë të gjithë dhe mos të lejojmë këtë paturpësi të 5 personave që për interesa personale do të na kthen prapa 25 vjet dhe do të na bllokon 25 të tjera para nesh.
NUK KA VOTA SHQIPTARE E AS TË KOMUNITETEVE TJERA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!