Arjanti Hoxha: Nëse marrim mbi 22 mandate do t’i themi VLEN-it që deputetët e tyre të bashkohen me Frontin
Arjanit Hoxha në Click Plus bëri të ditur se mund të këtë bashkëpunim mes Frontit Europian dhe VLEN-it, nëse Fronti merr më shumë se 22 deputetë.
Hoxha tha se për të respektuar marrëveshjen paraprake për ndryshimet kushtetuese, do t’i thonë VLEN-it që 10 mandatet që do t’i fitojnë t’i bashkojnë me ata të Frontit.
“Nëse ne marrim mbi 22 mandate, puna e parë të cilën ne si Front mund ta bëjmë, t’i themi vëllezërve tanë shqiptarë në opozitë që e humbët betejën dhe është mirë që ato 10 mandatë t’i bashkoni me këto të Frontit dhe ne t’i respektojmë ato nënshkrime të asaj marrëveshje që e kemi nënshkruar para garantuesve”, tha Hoxha.