Alternativa e Re e Danela Arsovskës, shprehet e prerë – nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
“Ne nga Alternativa e Re, qartë dhe kategorikisht themi JO, nuk do të pranojmë të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës. Qëndrimi është I prerë, nuk do të pranojmë asnjëherë marrëveshje asimetrike ku Maqedonia është pala nënçnuese, kjo nuk duhet të pranohet”, tha Danela Arsovska.
Nga partia INTEGRA shprehen më të ashpër, duke porositur që mos të preket Kushtetuta.
“Mos luani me nderin e popullit maqedonas, mos e prekni Kushtetutën dhe shenjtërinë e saj, në luftën shekullore të popullit maqedonas për liri kombëtare. Mos prekni në pozicioni shtetformues të popullit maqedonas, mos luani me fatin e maqedonasve”, tha Lupco Ristovski.
Partia Demokratët ka vizion tjetër. Paralajmërojnë ditë më të mira për pensionistët por edhe për shëndetin publik.
“Do të angazhohemi që pensioni minimal të jetë sikurse paga minimale. Me rritjen e pagës mesatare të rritet edhe pensioni minimal. Do të sjellim ligj që të themelohet firmë shtetërore që do të kujdeset për shëndetin tuaj”, tha Jorgo Ognenovski.
Ndryshe, për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, lista të kandidatëve kanë dorëzuar 17 koalicione dhe parti kurse 10 prej tyre janë parti jashtëparlamentare.