Kreu shtetëror, delegacione partiake dhe qytetarë kanë shënuar 121-vjetorin e vdekjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev.
Në vendprehjen e tij në kishën “Shën Spasi” në Shkup, kurora me lule ka vendosur presidenti aktual, Stevo Pendarovski, I cili garon për mandat të dytë si dhe kundërkandidatja e tij, Gordan Siljanovska Davkova.
Nuk u prononcuan për mediat, por përmes rrjeteve sociale rikujtuan idealet e Dellçevit.
“Vizionar, ideolog dhe udhëheqës i veprës nacionalçlirimtare maqedonase që nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit 20. Dellçevi, për popullin maqedonas paraqet shtyllën nga ku sot ndërtojmë shtetësinë dhe mëvetësinë tonë. Lavdi!” – ka shkruar Pendarovski nëpër rrjetet sociale.
Gordana Siljanovska Davkova shkroi se nuk do të lejojë që të falsifikohet historia maqedonase ku nuk do të ketë vend për heronjtë maqedonas.
“Nga mençuria e Dellçevit, kjo ditë paraqet mundësinë që t`u lëmë amanet brezave të ardhshëm ta vazhdojnë luftën për shtetin maqedonas. Maqedonia është shi shtëpia, nëse nuk e mirëmbajmë do të rrënohet. Duhet t`i riparojmë pjesët e prishura, që shtëpia e quajtur Maqedoni, të jetë funksionale dhe komode për të gjithë”
Delegacioni qeveritar udhëhiqej nga Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska e shoqëruar nga Ministrja për Ambient Jetësor, Kaja Shukova.
Në delegacionin partiak të LSDM-së ishin Zv/Kryetarja, Sanja Lukarevsk, si dhe zv/Kryeministri dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq.
Delegacioni partiak I VMRO-DPMNE-së udhëhiqej nga lideri Hristijan Mickoski I cili theksoi se pas 8 majit vendit do t`i duhet unitet kombëtar dhe shoqëror.
Kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit vendosi edhe delegacioni i partisë “E Majta”.