Partitë politike po përmbledhin aktivitetet e fushatës zgjedhore, mesnatën e 6 majit nis heshtja zgjedhore

Partitë politike po përmbledhin aktivitetet e fushatës zgjedhore, duke e përmbyllur me tubime përfundimtare, para se të nisë heshtja zgjedhore.

“Fronti Evropian” tashmë është përcaktuar edhe për lokacionin dhe datën . Tubimi i tyre do të jetë të dielën, më 5 maj, në sheshin “Iliria” në Tetovë, dhe ftojnë simpatizantët e mbështetësit e tyre për pjesëmarrje.

Edhe Koalicioni VLEN tubimin përmbyllës e kanë paralajmëruar në të njejtin vend por një ditë më vonë, gjegjësisht më 6 maj.

Edhe dy partitë më të mëdha maqedonase, po këto ditë do të mbajnë tubimet përfundimtare, por nuk i kanë publikuar lokacionet.

Më 6 maj në mesnatë nisë heshtja zgjedhore. Kurse zgjedhjet, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për zgjedhjet parlamentare, pritet të mbahen më 8 maj,e mërkurë. Edhe pse ditë pune, ashtu si në rrethin e parë, kjo ditë nga Qeveria është vendosur të jetë ditë pushimi.

Sa i përket rezultateve zgjedhore të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, me 100% vota të numëruara nga KSHZ, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO mori 363.086 vota, kurse Stevo Pendarovski nga LSDM, mori 180.500 vota.

Në bllokun shqiptar, Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088, ndërsa Arben Taravari nga VLEN numëron 83.393 vota.

Nga partitë më të vogla, Maksim Dimitrevski nga ZNAM grumbulloi 83.856 vota, Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica mori 41.331 vota dhe Stevço Jakimovski nga GROM mblodhi 8.121 vota.