Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim poashtu arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti ditën e djeshme ka qenë për vizitë në Shipkovicë, ku edhe ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale në të cilën shkruan:
” Bukë e kryp e zemër Shipkovica i ka ndarë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në kohëra të vështira dhe sot me banorët e saj po qëndrojmë sërish krahë për krahë në rrugën drejt Europës.
Atë kohe ia arritëm të dalim fitimtarë sepse kauzën e kishim të drejtë dhe po të pastër si loti e kemi edhe tani, kur duam të ruajm vendin tonë në binarët e horizontit euro-amerikan.
Zgjedhjet e 8 majit nuk janë vetem një proces formal, janë referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të vendit, referendum që duhet medoemos ta fitojmë për të mbyllur çdo shteg stabilizimi e stagnimi dhe për të hapur perspektivë të madhe të zhvillimit.”