Aksident në Tiranë, drejtuesi i veturës humb kontrollin dhe bie në lumin Lana

Këtë të shtunë, në Tiranë më saktë në afërsi të rrethit të Shkozës ka ndodhur një aksident.

Siç bëjnë të ditur mediet në Shqipëri, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Lana, transmeton Klankosova.tv

Rreth orës 05:30, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.