Profesori Asllan Bilalli theksoi se shqiptarët janë ata që e formuar Maqedoninë dhe me çdo kusht e votuan që të formësohet si shtet.
Një ndër shtyllat e Bashkimit Europian, në qoftë se midis etnive nuk ka harmoni, a do të shkojmë në Bashkimin Europian? Nëse midis fqinjëve nuk ka harmoni a mund të anëtarësohemi në Bashkimin Europian? Na konteston Greqia, na konteston Bullgaria, na konteston Serbia, kush na konteston e dini ju vet mirë, por jo shqiptarët. Shqiptarët janë ata që e formuar Maqedoninë dhe me çdo kusht e votuan që të formësohet si shtet. Më habit fakti shekulli 21 me kështu retorike të dalin udhëheqësit e partive. Derisa nuk i avancojmë vlerat qytetare, derisa një populli pa marrë parasysh, shqiptar apo kushdo qoftë i mohohet e drejta natyrore, e drejta natyre është ajo që ta ka dhënë Zoti, e drejta në jetesë, e drejta në shkollim, e drejta e pjesëmarrjes nëpër institucione, s’ka Europë, larg Europës do të jemi, theksoi profesori Bilalli.
Sipas tij, ai që fiton e organizon pushtetin shtetëror te maqedonasit, gjithashtu edhe te shqiptarët, fituesi me fituesin, por jo unë nuk i dua këto, i dua këto tjerët se janë më të dëgjueshëm.
Filluan edhe në këtë kampanjë të përdorin terme denigruese, cila parti politike fokusohet në planprogramin zhvillimor se çfarë do të bëjë për popullin në përgjithësi, jo unë jam kundër kësaj partie, jo unë nuk e dua këtë, jo unë nuk e dua atë! Nuk është me rëndësi kë e do ti apo unë, me rëndësi është vlerat e demokracisë t’i organizojnë zgjedhjet. Ai që fiton e organizon pushtetin shtetëror te maqedonasit, gjithashtu edhe te shqiptarët, fituesi me fituesin, por jo unë nuk i dua këto, i dua këto tjerët se janë më të dëgjueshëm, jam servil. Pyetja shtrohet pse organizohen zgjedhjet, atëherë dikush le ta udhëheqë Qeverinë sipas anarkisë, pa organizim të zgjedhjeve, pa pjesëmarrje të etniteteve që jetojnë në shtet. Badenterin nuk e krijuam ne, na e krijoi bota. Pse? T’i zgjedhim problemet, a është Badenteri i mirë, në qoftë se thoni JO, jam me ju, por gjeni zgjidhje më të mirë! Do ta heqim Balancuesin, dakord, por në çfarë aspekti do të mundet etnitë tjera, sidomos shqiptarët të kyçen nëpër institucione. Jo një popull ta majorizojë një tjetër vetëm sepse është shumicë, tha Bilalli.