OBSH: Kemi plan emergjent në rast të një inkursioni në Rafah, por nuk e ndal rritjen e konsiderueshme të vdekjeve

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të një inkursioni izraelit në Rafah të Gazës.

Por ai tha se nuk do të mjaftonte për të parandaluar një rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve, raporton Reuters.

“Dua vërtet të them se ky plan emergjent është i efektshëm për pak kohë”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez.

“Ai absolutisht nuk do të parandalojë vdekshmërinë dhe sëmundjet shtesë të pritshme thelbësore të shkaktuar nga një operacion ushtarak”, shtoi ai.

Zyrtari i OBSH-së, kështu u shpreh në një konferencë shtypi në Gjenevë përmes një lidhjeje me video, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.