Kusari pasi Kosova ra 19 vende në indeksin për lirinë e mediave: Alarmuese, njolle e zezë për vendin tonë
Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga Reporterët pa Kufij, duke u renditur e 75’ta nga 56’ta sa ishte vjet, shkruan Periskopi.
Kusari e ka cilësuar këtë gjendje si tejet alarmante, derisa përmes një postimi në Facebook ka renditur arsyet se pse ka ardhur deri tek kjo gjendje, duke thënë se kjo është një njollë për Kosovën që nuk hiqet lehtë.
“Alarmuese, alarmuese, alarmuese.
Nje njolle e zeze eshte shenuar sot ne historine e re te vendit tone. Njolle qe nuk do te hiqet lehte…”-ka shkruar Kusari.