Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova do të jetë pjesë e aleancës euroatlantike, NATO.

Madje Nissinen ka thënë se Finlanda do të përkrahë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përcjell klankosova.tv.

”Në këndvështrimin afatgjatë mendoj që kjo sigurisht do të ndodhë dhe kjo është nënvizuar vazhdimisht nga liderët e mi politikë. Finlanda do të përkrahë të gjitha aspiratat ndërkombëtare që Kosova ka, dhe kjo përfshinë anëtarësimin në organizata të ndryshme. Besoj që kjo do të bëhet realitet një ditë, por e kam të pamundur të jap afat kohor. Por në aspektin afatgjatë, kam shumë besim që kjo do të ndodhë”, ka thënë Nissinen në tëvë 1.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit 2023. Ky shtet aplikoi për anëtarësim pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.