Sekretari britanik “plas bombën”: Mund t’i përdorni armët edhe për sulme brenda Rusisë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka premtuar Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa të jetë e nevojshme”.

Gjatë një vizite në Kiev këtë të enjte, ai bëri një deklaratë të fortë, ku theksoi se vendi i tij nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që ia dërgon Britania për sulme brenda territoreve të Rusisë, sipas Radio Europa e Lirë.

“Ne do t’i japim tre miliardë funte çdo vit sa të jetë e nevojshme. Ne sapo kemi dhënë gjithçka që kemi sa i përket pajisjeve”, tha Cameron në një intervistë për Reuters gjatë vizitës në Kiev.

Pakoja prej tre miliardë funte ndihmë ushtarake për Ukrainën është më e madhja nga Britania deri tani, sipas tij.

Cameron, i cili e udhëhoqi Britaninë e Madhe nga viti 2010 deri në vitin 2016 si kryeministër dhe u rikthye në frontin e politikës pak muaj më parë, u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të dytë në Kiev i sekretar i Jashtëm.