Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot priti përfaqësuesit e Fondacionit Rom për Demokraci – Shkup, të cilët protestuan për shkak të pengimit në përmbushjen e të drejtave të tyre si vëzhgues të akredituar të KSHZ-së, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 24 prill 2024.
Në takim, përfaqësuesit e Fondacionit shpjeguan situatat me të cilat janë përballur ditën e zgjedhjeve, të cilat i referohen pengimit të punës së tyre si vëzhgues nga këshillat zgjedhorë në disa vende në mbarë vendin.
Përfaqësuesit e pranishëm të fondacionit theksuan procedurat dhe kërkesat e papërshtatshme të disa këshillave zgjedhore në Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Shuto Orizarë dhe Vinicë.
Në këtë drejtim, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor njoftuan se do të dërgojnë udhëzime me indikacione në Komisionet Komunale Zgjedhore të Kumanovës, Kërçovës, Strumicës, Shuto Orizarit dhe Vinicës dhe pas shqyrtimit të situatave konkrete do të ndërmerren masa konkrete ndaj anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhore.
Pas indikacioneve për sjellje të pahijshme të anëtarëve të këshillave zgjedhorë në vendet e përmendura, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i pranuan vërejtjet dhe morën për obligim që të veprojnë më tutje në lidhje me zgjidhjen e këtyre rasteve, si dhe obligimin që të pengojnë situata të njëjta ose të ngjashme për raundin e dytë të zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit.