Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ripohuar se nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke thënë se “legjitimiteti” për këtë çështje mund të rritet nëse Rusia thyen vijat e fronit të Ukrainës, por edhe nëse vetë Kievi e kërkon këtë.
Macron ka thënë për The Economist që ai “nuk përjashton asgjë” sepse Evropa është “duke u përballur me dikë i cili nuk përjashton asgjë”. Këto komente i ka bërë kur është pyetur lidhur me deklarimet e tij të mëparshme për dërgimin e trupave perëndimore, transmeton KlanKosova.tv.
Macron ka thënë se “nëse Rusia ka vendosur për të shkuar më tej, ne do të… në çfarëdo rasti, duhet t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave, duke përshkruar përjashtimin e mundësisë si “një thirrje zgjimi për homologët”.
Ai e ka përshkruar Rusinë si fuqi rajonale e destabilizimit dhe kërcënim për sigurinë evropiane.
“Kush mund të pretendojë që Rusia do të ndalet? Cila do të jetë siguria për vendet fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?”.