Gjatë një tubimi partiak në Ohër, kreu I partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka bërë thirrje që të votohet kjo parti, e cila, sipas tij ofron “Platformën Maqedonasë” për t`i ndaluar shantazhet, sic thotë, të Ballistëve.
“E kemi vënë kokën në valixhe kur kundërshtuam UÇK-në, BDI-në. Por, ne vrapojmë maratonë, lufta jonë është e gjatë. Të parët tanë I dhanë fëmijtë e tyre për shkak se s`kishin para, i bënë partizanë dhe kështu ndërtuan shtetin. Nuk do të lejojmë që UÇK-ja të na e marrë shtetin. Populli ynë është luftarak, “Levica” është luftarake, do të hyjmë brenda dhe këtë do ta ndjejnë Talati, Kovacevski, Mickoski. Me 7, 8, 10 deputetë ne do të jemi forca që do ta PASOK-ojë LSDM-në. Për partinë “Znam”, Dimitrievski aktron ASNOM-in, kurse votoi që ASNOM-i të fshihet” , tha Dimitar Apasiev.