Lloga: Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria

Krenar Lloga nga Fronti Europian në ClickPlus në TV21 tha se duhet respektuar marrëveshja e nënshkruar mes liderëve shqiptarë – që nuk bëhen pjesë e asnjë qeverie pa u miratuar ndryshimet kushtetuese.

Kështu, Lloga rikonfirmoi qëndrimin se Fronti Europian fillimisht përkushtohet për ndryshimet kushtetuese, dhe më pas për formimin e Qeverisë.

“Ajo çfarë është nënshkruar nga liderët e partive politike shqiptare, edhe qëndron dhe është shumë e thjesht: ose do të respektohet ajo marrëveshje ose do të kemi shkelje të asaj për të cilën jemi marrë vesh. Ne si Front kemi thënë – së pari ndryshimet kushtetuese dhe më pas formimi i Qeverisë”, tha Lloga.