Gazetari Valon Rashiti: Pas 24-Prillit VLEN e ndërroi slloganin nga “Albin Kurti” në “Hristijan Mickoski”

Gjithë fushata e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nga “VLEN”, kishte vetëm një slogan: “Albin Kurti”, “Albin Kurti”, nganjëherë ndërronte “Vetëvendosje”.

Por, pasi që e panë që kjo nuk iu dhezi, zgjedhjet i humbën me diferencë rreth 40 mijë vota në taborin shqiptar ndaj “Frontit Evropian”, tani për zgjedhjet parlamentare kanë ndryshuar sloganin. Në vend te Kurtit, Kasami, Mexhiti, Gashi e Qoku kanë gjetur strehim te lideri nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoski.

Po i luten atij që t’i merr në qeveri, pa kushte pa asgjë, veç të rahatohen në ndonjë pozitë ministrore.

Përderisa këta të “VLEN”-it po i vardisen VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski-t, ky i fundit, së bashku me kandidaten për presidente, po i quajnë “kriminelë” e “banditë” ish-ushtarët e UÇK-së, madje po kërkojnë Tribunal Ndërkombëtar për këta çlirimtarë, e posaçërisht për ish-kryekomandantin e UÇK-së, Ali Ahmeti.

Po ajo çka kam mundur ta vërej gjatë qëndrimit tim në Tetovë këto ditë duke përcjellur fushatën zgjedhore është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk e durojnë këtë diskurs të neveritshëm, janë të gatshëm t’i kundërpërgjigjen në cfarëdo forme.

Në të njëjtën kohë shqiptarët këtu nuk po i durojshin as ato parti shqiptare (VLEN) që i vardisen VMRO-së anti-shqiptare.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut folën më 24 prill, por si duket disa se kanë kuptuar mirë vullnetin e tyre, por s’kam asnjë dyshim që do ta marrin përgjigjen më 8 maj.