Tërmet i fortë ’dridh’ Kroacinë

Një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnje-Hercegovinës.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit, transmeton Telegrafi.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

Qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të tërmetit në komentet e tyre në EMSC shkruajnë: “Shkundje mjaft e fortë”, “Na tronditi mirë”, “Fatmirësisht nuk zgjati shumë”, “Goditi fort”, “Shtëpia u dridh shumë fort”.