Dy persona dyshohet se janë vetëvrarë ditën e djeshme. Rasti i parë i takon një 40-vjeçari në Pogradec, i cili u gjet i vetëvarur në kasollen e bagëtive.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, afër banesës së tij, shtetasi Xh. P., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas deklarimit të familjarëve, 40-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Ndërkohë një 66-vjeçare u gjet nga familjarët e vetëvarur në Kurbin, në kasollen pranë banesës.
“Pasditen e djeshme, në fshatin Skuraj, Kurbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, në një kasolle afër banesës, shtetasja B. M., 66 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë uniforma blu.