Kosova në KiE/ Kurti kërkon mbështetje nga kancelari Sholc

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke mbajtur aktiv përfaqësuesit politikë kosovarë.

Kryeministri, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Nëpërmjet një statusi në platformën “X” Kurti ka shfaqur shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë” – tha Kurti.

Edhe deputeti Armend Muja beson në suksesin e Kosoës më 16 maj.

“Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE” – Armend Muja- Deputet i LVV-së

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka porositur qeverinë që të ketë kujdes në këtë çështje.

“Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik” – tha Besnik Tahiri- Shef I GP të AAK-së

Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit

Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.