Gëzoi lirinë vetëm për pak ditë, Sokol Sinomataj lihet në qeli! 46-vjeçari në seancë nën masa të rrepta sigurie, Gjykata u blindua nga RENEA
Sokol Sinomataj, i cili gëzoi lirinë vetëm pak orë për shkak se u arrestua sërish pasi përfitoi nga amnistia penale, ka dalë sot para togave të zeza. Ai është paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie ku Gjykata e Vlorës është blinduar nga RENEA.
Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatajt ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg me afat 40 dite”.
Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e 46-vjeçarit drejt Italisë, pasi Gjykata e Milanos 12 vjet burg për veprat penale te “ organizata kriminale” dhe “ Trafikim ilegal i klandestineve”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia pas arrestimit të tij.
Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, u lirua nga qelia më 24 prill pasi përfitoi nga amnistia penale, për t’u arrestuar sërish në Vlorë nga uniformat blu për llogari të shtetit italian.