Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien, këtë të shtunë (sipas kohës në atë vend).
Njoftimi u dha nga administrata e motit të ishullit, pa raportime të menjëhershme për dëme.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei, raporton Reuters, transmeton kk.
Tërmeti kishte një thellësi prej 24.9 km, tha administrata e motit.
Tajvani është goditur nga më shumë se 1000 pasgoditje që nga një tërmet me magnitudë 7.2 ballë që goditi Hualien në fillim të këtij muaji, duke vrarë 17 njerëz.